Politike

A e mbështesni Berishën si kandidat për kryeministër? Bardhi: Mbështes çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e PD

Bardhi u shpreh se sipas tij zgjedhjet nuk fitohen nga individi por nga partia.A e mbështesni Berishën si kandidat për kryeministër? Bardhi: Unë mbështes çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e PD

5 Shtator 2024, 15:30 Nga r.ll
A e mbështesni Berishën si kandidat për kryeministër?
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i pyetur nëse e mbështet Sali Berishën si kandidat për kryeministër, tha se ai mbështet çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e Partisë Demokratike. Bardhi u shpreh se sipas tij zgjedhjet nuk fitohen nga individi por nga partia.

Gazment Bardhi: PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave. Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia.

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll