Politike

Deklarat e Llatjas për situatën e punëtorëve të "Kurum", KSSH: Mos flisni si kryesindikalist kur nuk dini ligjin, por denonconi korrupsionin

KSSH bën me dije se ka denoncuar në organet ligjore marrëveshjen e arritur me punëtorët dhe deklarojnë se nuk do të njohin dhe nuk do të zbatojnë asnjë marrëveshje jashtë kornizave ligjore kombëtare apo ndërkombetare të ratifikuar nga vendi ynë. 

4 Shtator 2024, 20:11 Nga r.ll
Deklarat e Llatjas për situatën e punëtorëve të
gledian llatja

ELBASAN- Konferenca e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me deklaratën e kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatjas për situatën e punëtorëve të kompanisë "Kurum". KSSH e ka akuzuar kryebashkiakun për mosnjohje të të drejtave të punëtorëve dhe për një qasje të njëanshme në favor të "Kurumit".

Në deklaratë thuhet se Llatja duhet të denoncojë korrupsionin e firmës së "Kurum"-it, dhe të mos flasë si kryesindikalist kur nuk di as sa është paga minimale.

KSSH bën me dije se ka denoncuar në organet ligjore marrëveshjen e arritur me punëtorët dhe deklarojnë se nuk do të njohin dhe nuk do të zbatojnë asnjë marrëveshje jashtë kornizave ligjore kombëtare apo ndërkombetare të ratifikuar nga vendi ynë. 

REAGIMI I PLOTË I KSSH:

Kryebashikaku i Elbasanit të denocojë korrupsionin e “Kurum” të mos flasë si Kryesindikalist kur s’di as sa është paga minimale. Marrëveshja e Kurumit me punëtorët është antiligjore!

KSSH e ka ndjekur nga afër me përgjegjësi dhe profesionalizëm çështjen e stisur nga "Kurum" sh.a ndër vite me radhë e vecanërisht në ditët e fundit ku "Kurumi" po përpiqet të luajë të gjithë skenaret për ti shpëtuar hetimit kombëtar dhe atij ndërkombëtar në lidhje me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve toksike. 

"Kurum" sh.a prej 20 vitesh po manipulon struktura dhe segmente politikë të pushtetit qëndror dhe vendor të të gjithë krahëve politik dhe të gjithë niveleve të pushtetit.

Privatizimit të dyshimtë të favorizuar nga segmente politikë të kohës së Fabrikës së Oksigjenit, të Gëlqeres, të TEC -it të Cërrikut, privatizimit skandaloz të Hec.Ulza, Hec.Shkopet, Hec Bistrica1, Hec.Bistrica 2 , si dhe më vonë dhënia  e të drejtës për rritje kapacitetit të tyre   në kurriz të aseteve shqiptare ju vjen në ndihmë edhe kreu i Bashkisë Elbasan me takimin e sotëm që ndërmjetësoi.

I gjithë opinioni publik në Elbasan i njeh tangentet  politike dhe korruptive të "bamirësive" të "Kurumit" ndaj pushtetit vendor. 

Favorizimet e ndërsjellta me mbyllje goje të pushtetit vendor për katrahurën dhe masakrën mjedisore e sociale të "Kurumit" në Elbasan, apo sponsorizimet e " Kurum" sh.a me  "politika sociale" " biznes social" e pajisje zyrash apo sponsorizime aktivitetesh janë të kthjellta në mendjen dhe ndërgjegjen e çdo qytetari apo sindikalisti të Elbasanit.

Edhe takimi i sotëm i Kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja  ishte në vazhdim të manipulimit publik që "Kurum" po bën në Elbasan duke manipuluar punëtorët dhe qytetarët e Elbasanit. 

Dakordesia e Kryebashkiakut për çëshjet e punësimit dhe shpëblimit të metalurgëve  të Elbasanit është  vazhdim i mashtrimit publik që drejtuesit e "Kurumit" kanë nënshkruar me njerëz apo grupime njerëzish pa përfaqësimin dhe tagrin e duhur ligjor. 

KSSH marrëveshjen gjoja të arritur me puntorët e ka denoncuar në organet ligjore.

KSSH nuk do të njohë dhe nuk do të zbatojë asnjë marrëveshje  jashtë kornizave ligjore kombëtare apo ndërkombetare të ratifikuar nga vendi ynë. 

Ligji ngarkon vetëm strukturat shtetërore që ndjekin marrëdhëniet e punësimit pranë Ministrisë  Përgjegjëse për punësimin të negociojnë më palët ( punëmarrës dhe punëdhënës).

Përfshirja e njeanëshme e Kryebashkiakut në negociata apo marrëveshje  me punëdhënësin është  antiligjore,  ndërhyrje e shtetit në organizimin dhe funksionimin e organizatave të punëmarrësve.

I kujtojmë Kryebashkiakut se paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë dhe askush ligjërisht nuk paguhet me pak në punë.

Dieta ushqimore i jepet çdo të punësuari sipas VKM përkatëse për çdo ditë të punuar dhe jo sipas dakordësisl së aventuriereve politikë që mashtrojnë në kurriz të punëtorëve për një grusht votash. 

KSSH ka qënë  dhe do jetë në lartësinë e plotësimit  të detyrave të saj statutore dhe ligjore , do të mbrojë pa kompromis interesat sociale dhe ekonomike të punëtorëve ,si do të denoncojë me force çdo marrëveshje apo koncension politik të çdo segmenti të pushtetit apo të çdo punëdhnësi të lidhur me pushtetin dhe politikën  që abuzon dhe manipulon në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve shqiptarë.                                                

gledian llatja konferenca e sindikatave te shqiperise

Sondazh

Poll