Politike

Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së/ "Është turp", Harxhi: Gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark

Sipas raportimeve, Edit Harxhi ka patur përplasje me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin. 

4 Shtator 2024, 22:12 Nga r.ll
Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së/
mbledhja

TIRANË- Janë zbardhur disa nga diskutimet brenda mbledhjes së Kryesisë së PD-së, të zhvilluar pasditen e sotme. Sipas raportimeve, Edit Harxhi ka patur përplasje me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin. 

Ajo ka kritikuar listën e drejtuesve politikë të qarqeve, duke thënë se është turp që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese grua.

Diskutimi: 

Edit Harxhi: Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp.

Edit Harxhi- Bardhit: Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie.

edit harxhi gazment bardhi mbledhja e kryesise se pd 4 shtator 2024

Sondazh

Poll