4 Shtator 2024, 20:24
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme e ka quajtur Edi Ramën, Maduro i Tiranës, i cili njësoj si diktatori i Venezuelës, ka arrestuar liderin e opozitës para zgjedhjeve. Më tej Kryedemokrati u shpreh se Kryeministrin Edi Rama do e rrëzojë me forcën, trimërinë dhe guximin e qytetarëve.
"Miqtë e mi, në një shtet ku qytetarët vidhen natën, ditën, në çdo kohë, në çdo stinë. Në një shtet ku krimi vendos në rrugë, në parlament, në qeveri për fatin e qytetarëve. Në një shtet ku krimi dhe qeveritarët janë një dhe të pandarë, vota është e dënuar me vdekje në rast se nuk shpërthejnë revoltat. Në rast se nuk ngrihemi në revoltë me këngët tona të lirisë sa herë shqiptarët janjë përballur me pushtues, himni i tyre ka qenë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri. Miqtë e mi, dje Edi Rama i Venezuelës arrestoi liderin e opozitës që fitoi zgjedhjet me 70 përqind. Dje, ai e akuzoi atë për terrorizëm, kryeterroristi i Amerikës Latine akuzoi liderin që e votoi populli i Venezuelës për terrorizëm. Po Maduro i Tiranës o miq, ka arrestuar liderin e opozitës para zgjedhjeve pikërisht që të firmosë mandatin e krimit i sigurt.
A do lejojmë ne një gjë të tillë? A do e pranojmë ne këtë? Jo, kurrë! Edi Ramën do e rrëzojmë me forcën e qytetarëve, me trimërinë e qytetarëve, me guximin e qytetarëve. Zgjedhje të lira, zgjedhje të vërteta, ndryshim pushteti. Kjo është motoja jonë! Ftoj qytetarët kudo që janë të ngrihen me guxim, t’i japin zemër atij që nuk ka, t’i japin shpresë atij që i mungon dhe t’i përvishemi këtij regjimi që nuk na lë të votojmë. Këtij regjimi që kërkon të fitojë zgjedhjet me burgje politike. Këtij regjimi që kërkon t’i emërojë opozitës kryetarin dhe e arreston pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, me mercenarë kriminelë si Altin Dumani, Millonai dhe Kraja," tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Shtator 2024, 20:11
r.ll
gledian llatja
ELBASAN- Konferenca e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me deklaratën e kryebashkiakut të Elbasanit, Gled...
Politike
4 Shtator 2024, 19:15
r.ll
mbledhja e kryesisë
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi anëtarëve q...
Politike
4 Shtator 2024, 18:58
r.ll
mbledhja e kryesisë
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka zba...
Politike
4 Shtator 2024, 18:52
r.ll
mbledhja e kryesisë se pd
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjatë fjalë së tij se që nga viti 2017 deri në...
Politike
4 Shtator 2024, 18:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike po mban fjalën e tj në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë...
Politike
4 Shtator 2024, 17:53
S.B
Rama dhe Koçiu
Teksa spitalet publike përballen me mungesën e ilaçeve dhe pacientët lihen pa kurim deri në vdekje me just...
Politike
4 Shtator 2024, 15:57
r.ll
mbledhja e komisionit
TIRANË-Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi...
Politike
4 Shtator 2024, 14:28
M.B
Fjoralba Dizdari
TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka dalë sot në nj&...
Politike
4 Shtator 2024, 14:21
M.B
Selia e PD
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme rreth orës 18:00. Këtë lajm e ka konfirmua...
Politike
4 Shtator 2024, 12:34
I.A
Armela Krasniqi
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi ka bërë një raportim në Komisionin e M...