Politike

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Zbardhen emrat e drejtuesve politikë të qarqeve, Noka: Do ketë protesta të pandalshme

Ndërkohë Noka do të drejtojë fushatën në të gjithë Shqipërinë.

4 Shtator 2024, 18:58 Nga r.ll
Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Zbardhen emrat e drejtuesve
mbledhja e kryesisë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka zbardhur listën e emrave të drejtuesve politike të PD-së në qarqet e vendit. Ndërkohë Noka do të drejtojë fushatën në të gjithë Shqipërinë.

Drejtuesit politikë të PD:

Tiranë- Belind Këlliçi 

Durrës- Oerd Bylykbashi 

Lezhë- Agron Gjekmarkaj

Shkodër- Luçiano Boçi

Fier- Gazment Bardhi

Kukës- Flamur Hoxha

Dibër- Xhelal Mziu

Elbasan- Ervin Salianji

Korçë- Ivi Kaso

Berat- Eno Bozdo

Vlorë- Bujar Leskaj

Gjirokastër- Tritan Shehu

 Noka tha po ashtu se shumë shpejt do të caktohet data e nisjes së protestave të cilat ai i cilësoi se do të jenë "të pandalshme deri në arritjen e synimit të PD-së, i cili është qeveria teknike".

"Siç e tha edhe kryetari që nga dita e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të gjithë deputetët do të jenë pranë zonave të tyre në terren pbr të kontaktuar me qytetarët për të ngjallur dhe mobilizuar çdo strukturë tonë me synim protestë të vazhdueshme të arrijmë qëllimin që ne kemi vendosur: qeverinë teknike. Për datën do të kemi një mbledhje për fillimin e protestave të pandalshme deri në arritjen e objektivave të vendosura", u shpreh Flamur Noka gjatë fjalës së tij.

flamur noka mbledhja e kryesise se pd 4 shtator 2024

Sondazh

Poll