Politike

Berisha: Kryesia e PD mblidhet për të marrë përsipër përgjegjësinë e kthimit të votës së lirë

Lideri i opozitës tha se PD në vitet e fundit ka përjetuar një periudhë të vështirë, por që është ende e fuqishme dhe e bashkuar. 

4 Shtator 2024, 18:36 Nga r.ll
Berisha: Kryesia e PD mblidhet për të marrë përsipër
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike po mban fjalën e tj në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë. Berisha tha se sot kjo mbledhje zhvillohet në një moment që sipas tij kryesia duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Më tej lideri i opozitës tha se PD në vitet e fundit ka përjetuar një periudhë të vështirë, por që është ende e fuqishme dhe e bashkuar. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Së pari, ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë.

Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë. Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapta ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.

Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer. Kemi hyrë tani në një vit elektoral.

sali berisha mbledhja e kryesise se pd 4 shtator 2024

Sondazh

Poll