Politike

Ish-drejtorët e QSUT-t të parët në listë/ Zbardhen emrat e dëshmitarëve që do të thirren në seancat e Komisionit për Shëndetësinë

Palët dakordësuan edhe njëherë listën e dëshmitarëve, ku disa prej emrave kishin mbetur pa u pyetur nga sesioni i kaluar.

4 Shtator 2024, 15:57 Nga r.ll
Ish-drejtorët e QSUT-t të parët në listë/ Zbardhen
mbledhja e komisionit

TIRANË-Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, rinisi sot mbledhjet, ndërkohë është zbardhur edhe lista e dëshmitarëve që do të thirren në seancat e ardhshme që do të zhvillohen.

Në listë është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, seanca për të cilin do të jetë më 9 tetor, ish/zëvendësministri Klodian Rrjepaj, seanca për të cilin do të jetë më 9 tetor dhe biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj. Gjithashtu edhe 6 persona të tjerë në hetim nga SPAK do të thirren për të dëshmuar.

Palët dakordësuan edhe njëherë listën e dëshmitarëve, ku disa prej emrave kishin mbetur pa u pyetur nga sesioni i kaluar. Dy dëshmitarët e parë në listë janë ish-drejtorët e QSUT, Enkel Joti e Albana Fico, si edhe drejtoresha aktuale Alma Cani.

Kryetarja Vokshi tha se janë dakordësuar që në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Geni Hyka dhe ish-drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli. Në listë janë edhe anëtarët e grupit të punës së check-up dhe 4 mjekë.

komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll