Sport

Probleme muskulore edhe për Conceição te Juventus: teste të reja nesër...

Sulmuesi portugez u detyrua të ndalojë menjëherë në fillimin e aventurës së tij të re me Juventusin: teste të reja nesër

4 Shtator 2024, 16:55 Nga DOSJA
Probleme muskulore edhe për Conceição te Juventus: teste

ITALI - Dëmtim i ri i muskujve te Juventusi. Pas atyre të Thuram dhe Weah, ndalon edhe  Francisco Conceição. Sulmuesi portugez ka pësuar një problem muskulor dhe nesër do t'i nënshtrohet testeve të reja mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Lajm i keq për  Thiago Mottan , i cili ndërkohë pret të kuptojë se kur Thuram dhe Weah do të jenë sërish në dispozicion: gjendja e tyre do të vlerësohet në ditët në vijim. 

Aventura e Conceição me fanelën e Juventusit nuk nis në mënyrën më të mirë. Pas debutimit në ndeshjen kundër  Romës, anësori portugez duket se është detyruar të ndalojë menjëherë për shkak të një problemi muskulor.

Kjo mund ta mbajë atë jashtë fushës për disa ditë (në varësi të rezultatit të testeve) dhe ta pengojë atë integrimi në ekip sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm testet do të tregojnë më shumë për shkallën e dëmtimit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll