Sport

Futbollisti rrihet nga tifozët e klubit të tij për një foto Instagrami!

Sommer, publikoi një foto në profilin e tij, ku shihej me fanellën e Bayern Munich, një rival i Nurnberg.

4 Shtator 2024, 10:23 Nga DOSJA
Futbollisti rrihet nga tifozët e klubit të tij për një foto

GJERMANI - Futbollisti i Nurnberg, Niklas Sommer është dhunuar nga tifozët e skuadrës së tij. Shkak për këtë sulm është bërë një foto e postuar nga lojtari në rrjetet sociale. Sommer, publikoi një foto në profilin e tij, ku shihej me fanellën e Bayern Munich, një rival i Nurnberg.

Kjo nuk është pritur mirë nga tifozët, pavarësisht se lojtari e fshiu foton pak minuta më vonë. Tifozët e klubit gjerman protestuan me pankarta në stadium, por nuk u mjaftuan me kaq.

Një pjesë e tyre i bënë pritë pranë shtëpisë dhe dhunuan Sommerin. Klubi i Nurnberg, i cili militon në Bundesliga 2 dënoi veprimin, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbuluar autorët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll