Sport

Mauricio Pochettino trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara, firmos këtë javë…

Avokatët po punojnë për shqyrtimin e dokumenteve, përpara se të vendosin gjithçka në bardhë e zi.

4 Shtator 2024, 12:00 Nga DOSJA

Mauricio Pochettino trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara, firmos

SHBA - Këtë javë Mauricio Pochettino do të bëhet trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja mes Federatës Amerikane dhe trajnerit argjentinas tashmë ka disa javë që ka përfunduar dhe në orët në vijim, më së voni në ditët në vijim, duhet të zyrtarizohet edhe ajo.

Avokatët po punojnë për shqyrtimin e dokumenteve, përpara se të vendosin gjithçka bardhë e zi. Kjo është bërë e ditur nga eksperti i tregut ndërkombëtar Fabrizio Romano.

Trajneri aktualisht është i papunë, pas “ndarjes konsensuale” të tij me Chelsean majin e kaluar, por për ta bërë zyrtarisht trajnerin e ri të SHBA-së, duhet kapërcyer një pengesë.

Jo dhe aq për shkak të vullnetit të Pochettinos, i cili tashmë ka pranuar të marrë rolin, pavarësisht se lajmet zyrtare nuk kanë dalë nga asnjëra palë.

Kontrata e tij e mëparshme me Chelsean nuk përfshin asnjë klauzolë parandaluese dhe klubi londinez këmbëngul se nuk i detyrohet para nëse Pochettino pranon një punë të re.

Midis kombëtares amerikane dhe Pochettino, ritheksojmë, gjithçka është rënë dakord verbalisht prej javësh tashmë dhe ka dhënë dritën jeshile për të vazhduar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll