Sport

Shoferi i Partizanit godet këshilltarin e Gaz Demit...

Jashtë duket sikur gjithçka shkon mirë, por situata brenda Partizanit po “zien”. Raportohet se gjatë stërvitjes së pasdites së djeshme, shoferi i autobusit të klubit, Argent Lala, ka sulmuar fizikisht Pano Xhixhon, i cili është këshilltar në klub, ndërsa që mban edhe postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së.

4 Shtator 2024, 08:47 Nga DOSJA

Shoferi i Partizanit godet këshilltarin e Gaz Demit...

TIRANE - Përveç kësaj, të paktën nga ajo që flitet në korridoret e klubit të kuq të kryeqytetit, Pano Xhixho ka rol në vendimet që merren te Partizani.

Burime në skuadër, bëjnë me dije për Panaramo Sport, se shkaku i kësaj përplasjeje ka qenë trajtimi që klubi i ka bërë futbollistit Franci Lala, i cili është i biri i Argentit.

Mbrojtësi i rritur në akademinë e klubit, u rikthye gjatë kësaj vere në skuadrën e kuqe, por fillimisht Abilaliaj dhe më pas Veselinoviç, e kanë mënjanuar totalisht, duke mos e përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshje.

Gjërat mësohet se kanë degraduar në seancën e djeshme, kur lojtari është lënë të bëjë vrapime anës fushës. Në këtë moment duket se gjakrat janë nxehur dhe babai i futbollistit, që shërben në klub prej afro dy dekadash, ka sulmuar fizikisht me grushte Pano Xhixhon.

Lala ka konsideruar Xhixhon, si një nga shkaqet që djali i tij është injoruar nga ana e stafit dhe në gjaknxehtësi e sipër ka ndërmarrë këtë veprim aspak të përshtatshëm.

Pas sherrit mësohet se është njoftuar presidenti Demi, i cili menjëherë ka vendosur shkarkimin e shoferit të klubit. Drejtori Abilaliaj nuk kanë qenë i pranishëm në stadium në momentin e përplasjes, teksa ky incident komprometon shumë të ardhmen e Franci Lalës në ekip.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll