Art&Argëtim

"Dikur vija këtu me autobus, është diçka e veçantë për mua!"/ Tim Burton nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame (VIDEO)

Anëtarët e kastit Michael Keaton dhe Winona Ryder iu bashkuan Burtonit në ceremoninë e mbajtur jashtë dyqanit të kostumeve dhe lodrave të tij të preferuara të fëmijërisë.

4 Shtator 2024, 12:38 Nga S.B
"Dikur vija këtu me autobus, është diçka e
Tim Burton

SHBA- Regjisori i njohur Tim Burton u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në Los Anxhelos, vetëm disa ditë para publikimit të filmit të tij të fundit, ‘Beetlejuice Beetlejuice’. Anëtarët e kastit Michael Keaton dhe Winona Ryder iu bashkuan Burtonit në ceremoninë e mbajtur jashtë dyqanit të kostumeve dhe lodrave të tij të preferuara të fëmijërisë.

Burton është personi i 2788-të që ka marrë një yll në Hollywood Walk of Fame. I lindur në Burbank, filmat më ikonikë të Burton përfshijnë "Pee-wee's Big Adventure", debutimin e tij regjisorial në 1985, "Beetlejuice" (1988), "Batman" (1989), "Batman Returns" (1992), i preferuari “The Nightmare before Christmas" (1993), "Corpse Bride" (2005), "Frankenweenie" (2012), "Edward Scissorhands" (1990) dhe shumë filma të tjerë.

"Dikur vija këtu me autobus, është diçka e
pamje nga ngjarja

“Kjo është diçka shumë e veçantë për mua. Si fëmijë zbrisja këtu nga Burbank me autobus i vetëm. Kur mësova se ylli im do vendosej këtu për pak sa nuk fillova të qaja sepse që i vogël vija këtu tek ky dyqan lodrash. Kam kaluar jetën time këtu prandaj ju falënderoj të gjithëve juve që jeni këtu sot.” tha Burton gjatë fjalimit të tij përmbyllës.

tim burton walk of fame

Sondazh

Poll