Art&Argëtim

Rindizet debati Cardi-Nicki? Fotoja e reperes nxit spekulimet, si qëndron e vërteta?

Pas të gjitha spekulimeve, Cardi postoi në X të hënën (2 shtator) për të sqaruar situatën.

3 Shtator 2024, 12:57 Nga S.B
Rindizet debati Cardi-Nicki? Fotoja e reperes nxit spekulimet, si qëndron e
Nicki dhe Cardi

SHBA- Reperja e njohur Cardi B shpërndau disa foto së fundmi ku tregonte barkun e rrumbullakosur. Pas shpërndarjes së fotove, fansat vunë re se fjala “Pedofil” ishte shkruar në murin pas Cardit, me shumë spekulime se reperja po hidhte ‘kunja’ ndaj Nicki Minaj.

Cardi dhe Nicki janë konfliktuar shumë herë publikisht në të kaluarën dhe bashkëshorti i Nickit, Kenneth Petty, është një shkelës seksual.

"Cardi B duket se po tall familjen e Nicki Minaj duke bërë foto para grafiteve që lexojnë "pedofil" shkroi një fans në komente.

Pas të gjitha spekulimeve, Cardi shkoi në X të hënën (2 shtator) për të sqaruar situatën.

“Para së gjithash ne zgjodhëm një rrugë të rastësishme sepse paparacët po na përndiqnin kudo.. kjo supozohej të ishte fotografia ime e parë origjinale dhe ne duhej t'i modifikonim fotot brenda pak minutash sepse xhirimi u zbulua,” shkroi Cardi në Twitter. “Nuk pata as kohë për të shqyrtuar çdo detaj, sepse njerëzit ishin të zënë duke u përpjekur të ekspozonin shtatzëninë time… Së dyti, unë nuk po e përdor foton time me bebin për të qenë qesharake apo për të tallur dikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

cardi b nicki minaj

Sondazh

Poll