Art&Argëtim

VIDEO/ Alabama Barker ndan pamjet e rralla, ja çfarë bën i ati kur ajo nuk i hap telefonin

Alabama, postoi një video të adhurueshme në TikTok, duke shfaqur një përmbledhje videosh të babait të saj 48-vjeçar duke i thënë se sa e do atë.

3 Shtator 2024, 15:52 Nga S.B
VIDEO/ Alabama Barker ndan pamjet e rralla, ja çfarë bën i ati
Alabama dhe Travis

SHBA- Alabama Barker ndau një video të ëmbël e cila pasqyron marrëdhënien e saj me babain Travis Barker. Alabama, postoi një video të adhurueshme në TikTok, duke shfaqur një përmbledhje videosh të babait të saj 48-vjeçar duke i thënë se sa e do atë.

“Babai më lë video-mail në FaceTime sa herë që unë nuk i hap telefonin” ka shkruar Alabama mbi montazhin e videos.

Në klipin e parë, bateristi i Blink-182 mund të shihej duke rrotulluar shkopin e tij të baterisë në dorë, ndërsa i tha kamerës: Unë po dal në skenë tani, të dua. Këtë veprim Travis vihet re se e ka përsëritur shpesh.

“Babai është heroi im, nuk mund të kërkoja që një njeri më i mirë të ishte babai im.” shkroi Alabama në TikTok.

"Të dua deri në hënë dhe pas" shkroi Travis në seksionin e komenteve.

Travis ndan Alabamën me ish-bashkëshorten e tij Shanna Moakler, nga e cila u nda në vitin 2008. Ish-çifti janë gjithashtu prindër të djalit Landon Barker, 20 vjeç, ndërsa Travis është gjithashtu njerku i vajzës së Moakler, Atiana De La Hoya, 25 vjeç.

@alabamabarker My dad is my hero, i couldnt ask for a better man to be my father. I cried making this he is my everything. @Travis Barker ♬ Gods creation - daniel.mp3

alabama barker travis barker

Sondazh

Poll