Art&Argëtim

Amal Clooney "vjedh" shfaqjen në Festivalin e Filmit në Venecia, mahnit me fustanet e veçanta

Të dielën, Amal u vesh sërish për të bërë përshtypje, këtë herë, duke ecur në tapetin e kuq përkrah George në premierën e filmit të tij të ri, “Wolfs”.

3 Shtator 2024, 17:49 Nga S.B
Amal Clooney "vjedh" shfaqjen në Festivalin e Filmit në
Amal Clooney

VENECIA- Dy fustane mahnitëse janë më mirë se një! Ndërsa shoqëronte bashkëshortin e saj, George Clooney, në Festivalin e Filmit në Venecia 2024, Amal Clooney vodhi shfaqjen me dy fustane mbreslënëse.

Duke marrë pjesë në një festë private për Cartier, avokatja e të drejtave të njeriut mbërriti me një fustan blu të çelur nga Bach Mai, i cili paraqiste detajet e skajit të ombre pailette në pjesën e poshtme që kalonte nga blu në vjollcë të errët.

Amal Clooney "vjedh" shfaqjen në Festivalin e Filmit në
Amal Clooney

Të dielën, Amal u vesh sërish për të bërë përshtypje, këtë herë, duke ecur në tapetin e kuq përkrah George në premierën e filmit të tij të ri, “Wolfs”. Ndërsa aktori ishte tradicional me një kostum të zi dhe papijon, Amal qëndroi pranë tij me një fustan të Atelier Versace të verdhë të çelur.

amal clooney

Sondazh

Poll