Art&Argëtim

VIDEO/ Festivali i Filmit në Venecia, çfarë nuk u pa nga ribashkimi i Brad Pitt dhe George Clooney

Pas shfaqjes, filmi mori një ovacion prej katër minutash nga publiku.

3 Shtator 2024, 10:35 Nga S.B
VIDEO/ Festivali i Filmit në Venecia, çfarë nuk u pa nga
George dhe Brad

VENECIA- Kur aktorët Brad Pitt dhe George Clooney zaptojnë ekranin, zakonisht sinjalizon një gjë: një hit të bukur, të sofistikuar të Hollivudit. Filmi ‘Wolfs’ është një thriller klasik krimi, por ka një ndryshim kyç, të dukshëm: është një koment mbi ndryshimin e peizazhit në maskulinitetin tradicional të Hollivudit.

Ndërsa Wolfs ruan elementë të ftohtë të krimit, ka një shpërbërje të dukshme të maskulinitetit toksik, duke treguar se si heronjtë e Hollivudit mund të plaken pa u bërë karikatura të vetes së tyre të kaluar. Filmi u shfaq premierë të dielën si pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia, një nga tre ngjarjet kryesore të vjeshtës, së bashku me Toronto dhe Telluride, ku filmat lansohen me shpresën për të vazhduar me suksesin e Oscars.

VIDEO/ Festivali i Filmit në Venecia, çfarë nuk u pa nga
George dhe Brad

Pitt dhe Clooney mbërritën në Lido në një pritje të entuziazmuar nga fansat, përpara premierës së filmit në Palazzo del Cinema. Pas shfaqjes, filmi mori një ovacion prej katër minutash nga publiku.

Gjatë një konference për shtyp, Clooney pranoi se ishte i zhgënjyer që filmi nuk do të kishte një dalje më të gjerë kinematografike. Clooney tha se pagat e tyre ishin "miliona e miliona e miliona dollarë më pak se sa ishte raportuar" në New York Times, e cila tha se ata ishin paguar më shumë se 35 milion dollarë secili.

Në thelb të filmit është kimia e pamohueshme midis Pitt dhe Clooney, e cila luhatet midis miqësisë dhe konkurrencës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by comingsoon.it (@comingsoon_it)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fab! (@thatsfabofficial)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fab! (@thatsfabofficial)

george clooney brad pitt

Sondazh

Poll