Sport

Shkarkimi i Lerdas, publikohet emri që mund ta zëvendësojë, durrsakut i realizohet dëshira

14 Dhjetor 2019, 19:10 Nga DOSJA
Shkarkimi i Lerdas, publikohet emri që mund ta zëvendësojë,

TIRANË– Orges Shehi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit. Ish-tekniku Skënderbeut ka luajtur për katër sezone me fanelën e kuqe, nga viti 2005-2009.

Përfaqësues të klubit kanë patur një takim me Shehin, madje 42 vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të qënë në krye të Partizanit.

Edhe pse kanë kaluar mbi 10 vjet, që nga koha kur Shehi është larguar nga skuadra kryeqytetase, durrsaku ka ruajtur raporte mjaft të mira si me drejtuesit ashtu dhe me tifozët.

Klubi i Partizanit ka shkarkuar sot trajnerin Franko Lerda. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se Presidenti Gazment Demi e ka mbyllur bashkëpunimin me Lerdan.

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport franko lerda orges shehi shkarkohet franko lerda franko lerda orges shehi shkarkohet franko lerda

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2019, 18:38

TIRANË– Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e tjera në Kategorinë Superiore.Vllaznia mori një fitore të rëndësishme kundër Skënderbeut, në transfertë me rezult...