Sport

Humbja në derbi, Lerda mban ‘valixhen’ shtrënguar, e ardhmja e tij, në fije të perit

14 Dhjetor 2019, 12:18 Nga DOSJA
Humbja në derbi, Lerda mban ‘valixhen’ shtrënguar, e

Shifrat nuk janë optimiste, performancat në kampionat gjithashtu, për të kuptuar se Tirana ishte shansi i fundit për italianin Franko Lerda nuk duhet ditur shqip, sepse rezultatet kanë një gjuhë. Skuadra ende nuk ka krijuar një fizionomi dhe loja nuk është impresionuese, pa folur për qetësinë në dhomat e zhveshjes që mungon, nga koha kur u largua ish-tekniku Skënder Gega.

Gjithçka është e qartë, vetë presidenti Gaz Demi ka thënë se skuadra nuk është aty ku duhet pas investimeve që ka bërë. Dy humbje radhazi peshojnë shumë dhe sidomos disfata në derbi akoma djeg në kampin e kuq, aq sa tani në orët e fundit thuhet se e ardhmja e tij është në fije të perit. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të mbyllur këtë vit kalendarik.

“Demat” në mesjavë do të luajnë në transfertë ndaj Teutës dhe nëse Partizani bën edhe një hap tjetër të gabuar para festave, atëherë bileta e Lerdës për në Itali do të pritet vetëm vajtje.

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gaz demi skënder gega gaz demi skënder gega

Sondazh

Poll