Sport

Dhuna ndaj arbitrit në Peqin/ FSHF thirrje policisë: Akt vandal, agresorët të dalin para ligjit

14 Dhjetor 2019, 17:01 Nga DOSJA
Dhuna ndaj arbitrit në Peqin/ FSHF thirrje policisë: Akt vandal,

TIRANË- Federata shqiptare e futbollit ka reaguar ndaj dhunës së arbitrit në Peqin.

Në reagimin e saj FSHF i bën thirrje policisë të marrë masat dhe të dënojë agresorët sipas kodit penal, i cili në këtë rast jep nga 1 deri në 3 vite burg.

Në fundin e ndeshjes Shkumbini-Dinamo, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme, gjyqtari Sokol Bebja ra pre e një agresioni të rëndë të disa tifozëve vendës, që të pakënaqur me vendimet e tij, kaluan në ekstrem duke e dhunuar atë.

Reagimi i FSHF-së

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambientet sportive.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne stadium dhunohet arbitri ndeshja shkumbini-dinamo sokol bebja dhuna ne stadium dhunohet arbitri ndeshja shkumbini-dinamo sokol bebja

Sondazh

Poll