Sport

14 Dhjetor 2019, 18:38 Nga DOSJA

TIRANË– Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e tjera në Kategorinë Superiore.Vllaznia mori një fitore të rëndësishme kundër Skënderbeut, në transfertë me rezultatin 0-1.

Golin e ndeshjes e shënoi Shtubina në minutën e 65-të. Fitore që i ngjit shkodranët në vendin e 5-të me 23 pikë të grumbulluara. Ndërkohë në ndeshjen tjetër Kukësi nuk bën asnjë hap fals në perballjen ndaj Teutës.

Verilindorët fituan 4-0 rezultat që e ngjit skuadrën e Duros në vendin e parë. Interesant ishte fakti se në këtë ndeshje u akorduan tre penallti dhe këto në favor të Kukësit. Shkurtaj realizoi dy herë nga pika e bardhë, ndërkohë në minutën e 67-të Hoxha i Teutës u detyrua të braktiste fushën e lojës pas kartonit të dytë të verdhë.

Diçka e tillë u bë më e lehtë për Kukësin që gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera me Abazaj dhe Ethemin.

(E.ç/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore kukesi teuta skenderbeu-vllaznia kategoria superiore kukesi teuta skenderbeu-vllaznia

Sondazh

Poll