Sport

 Superiore/ Mendjemadhësia “vret” Bylisin që merr vetëm 1 pikë ndaj Flamurtarit. Laçi argëtohet me gola ndaj Luftëta

14 Dhjetor 2019, 16:23 Nga DOSJA

Për javën e 15-të të Kategorisë Superiore u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera. Laçi ishte favorit në përballjen ndaj Luftëtarit dhe ashtu ndodhi.

Kurbinasit fitojnë brenda në shtëpi me shifrat 4-0. Në minutën e 17-të, Xhixha çliroi vendasit me golin e shënuar,ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Nabueze që solli golin e qetësisë.

Në pjesën e dytë për të mbyllur çdo histori Teko kthehet plnë protagonist.Lojtari shënoi dy herë në minutat 52 dhe 72.

Askush nuk e mendonte por Laçi që drejtohet nga Armando Cungu momentalisht gjendet në krye të klasifikimit duke pritur rezultatin e ndeshjes Kukësi-Teuta që aktualisht po luhet në “Elbasan Arena”.

Në ndeshjen tjetër Bylis që po bën një kampionat jashtë çdo lloj parashikimi, megjithatë ballshiotët humbasin mundësinë për të marrë tri pikë në Vlorë.

Ballshiotët ndalen në një barazim ndaj Flamurtarit me shifrat 2-2.

Sukaj i dha avantazhin kuqezinjëve në minutën e 17-të,ndërsa Guindo zhvlerësoi golin e shkodranit duke shënuar dy here,pikërisht në minutat 43 dhe 60.

Në një farë mënyre mëndjemadhësia vret Bylisin pasi kur mendohej se skuadra mallakastriote shkoi pranë misionit për të dalë nga Vlora me tre pikë, Nebiu vetëm 3 minuta nga përfundimi i takimit barazoi ndeshjen.

Por pavarësisht këtij goli të realizuar dhe pikës së marrë,Flamurtari nuk e ka marrë ende fitoren e parë dhe gjendet në fundin e klasifikimit

Flamurtari 2-2 Bylis (Sukaj 17, Nebihi 86 / Guindo 44, 59)

Laçi – Luftëtari 4-0 (Xhixha 17, Nuabueze 43, Teco 53, 72)

E.Ç/ Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport famurtari katigori superiore laçi famurtari katigori superiore laçi

Sondazh

Poll