Aktualitet

"Njërin e çau me xham! Kërkohet shtrimi në psikiatri!" Shqiptari i dënuar në Francë bën për spital 3 gardianë të burgut, kërcënon me vdekje dhe shefin

Mediat e huaja raportojnë se një prej efektivëve u ça me copë xhami në fytyrë, duke marrë një plagë serioze. 

4 Shtator 2024, 08:44 Nga M.B
"Njërin e çau me xham! Kërkohet shtrimi në
Burgu

FRANCA- Një 32-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë ka sulmuar dhunshëm fundjavën e kaluar 3 nga oficerë dhe më pas kërcënoi shefin e sektorit dhe të tjerët me vdekje. Mediat e huaja raportojnë se një prej efektivëve u ça me copë xhami në fytyrë, duke marrë një plagë serioze. 

Ndërkohë teksa pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë ditën e djeshme, seanca duket se ka dështuar dhe i dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, ka mbetur në qelitë e Burgut të Gradignan. Shkak është bërë një kërkesë për ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin me origjinë shqiptare, e kërkuar nga vetë Sindikata e Burgjeve pas ngjarjes së paprecedentë.

franca

Sondazh

Poll