Sport

Eredivisie/ Luuk de Jong u votua “Lojtari më i mirë” i sezonit 2023-2024…

Luuk de Jong, kapiteni i PSV Eindhoven, u votua lojtari më i mirë i edicionit 2023-2023 të kampionatit holandez.

3 Shtator 2024, 12:00 Nga DOSJA

Eredivisie/ Luuk de Jong u votua “Lojtari më i mirë” i

HOLANDE - Sulmuesi holandez i PSV Eindhoven, Luuk de Jong (34) logjikisht u votua si “Lojtari më i mirë” i sezonit 2023-2024 të Eredivisie këtë të hënë. Ai pason Orkun Kökcü (2022-2023), Jurriën Timber (2021-2022), Dusan Tadic (2020-2021) dhe Frenkie de Jong (2018-2019).

Kapiteni i PSV-së bëri 34 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar 29 gola dhe duke dhënë 15 asistime. Asnjë lojtar nuk është përfshirë drejtpërdrejt në kaq shumë gola, që nga Luis Suarez në 2009-2010 (52).

Shoku i tij belg Johan Bakayoko mori trofeun ‘Johan Cruyff’, duke shpërblyer lojtarin e ri më të mirë të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Shtator 2024, 11:30

Joao Mario largohet për te Besiktas…

TURQI - Joao Mario (56 ndeshje, 3 gola) ka zgjedhur të largohet nga kampionati portugez. Sipas burimeve të ndryshme luzitane, mesfushori 31-vjeç...