Sport

UEFA në ndihmë të futbolldashësve, çmime tavan për Champions League dhe Europa League!

UEFA ka vendosur të ndërhyjë në mënyrë drastike dhe me një vendim të Komisionit për Trajtimin e Çështjeve të Jashtëzakonshme, ata kanë vendosur një çmim tavan për biletat për tifozët udhëtues në ndeshjet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League me efekt të menjëhershëm.

2 Shtator 2024, 17:19 Nga DOSJA
UEFA në ndihmë të futbolldashësve, çmime tavan

ZVICER - Shumë herë skuadrat, duke përfituar nga etja dhe çmenduria e tifozëve për të parë skuadrën e tyre të preferuar duke luajtur në çdo fushë, edhe në transferta, vendosin çmime të tepruara për biletat.

Por tani UEFA ka vendosur të ndërhyjë në mënyrë drastike dhe me një vendim të Komisionit për Trajtimin e Çështjeve të Jashtëzakonshme, ata kanë vendosur një çmim tavan për biletat për tifozët udhëtues në ndeshjet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League me efekt të menjëhershëm.

Ashtu siç u vendos, çmimet e biletave për tifozët udhëtues do të kenë një çmim maksimal prej 70 euro në Champions League dhe 45 euro në Europa League. Këto shuma korrespondojnë me nivelin e çmimit më të ulët të biletës së kategorisë më të ulët të finaleve të Champions League dhe Europa League respektivisht.

Kjo rregullore e re plotëson rregullin ekzistues që çmimi i biletave për tifozët e ekipit mik nuk duhet të kalojë çmimin e paguar për biletat e një kategorie të ngjashme që u shiten tifozëve të ekipit vendas (me përjashtim të biletave të disponueshme për mbajtësit e biletave sezonale, për njerëzit që janë anëtarët e një klubi fansash ose për biletat e shitura si pjesë e një pakete promovuese).

“Tifozët janë gjaku i lojës dhe ata që ndjekin skuadrat e tyre larg shtëpisë duhet të kenë akses në biletat me një çmim të arsyeshëm, duke marrë parasysh kostot që bëjnë për udhëtimin e tyre”, komentoi presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin dhe shtoi:

“Duke kufizuar çmimet e biletave, ne duam të sigurojmë që tifozët e skuadrave mike të mund të udhëtojnë dhe të luajnë rolin e tyre në bërjen e atmosferës kaq të veçantë brenda fushave të futbollit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll