Sport

Ilir Daja largohet zyrtarisht nga Ballkani, gati zyrtarizimi me Dinamon!

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Suhareka në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

2 Shtator 2024, 20:51 Nga DOSJA

Ilir Daja largohet zyrtarisht nga Ballkani, gati zyrtarizimi me Dinamon!

TIRANE - Ilir Daja nuk është më trajner i Ballkanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi. Tashmë pritet vetëm prezantimi i Dajës te Dinamo që me gjasë do të mbyllet brenda kësaj jave.

Postimi i plotë

Faleminderit Ilir Daja!

Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.

FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.

Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.

Faleminderit kampion!

Ilir Daja largohet zyrtarisht nga Ballkani, gati zyrtarizimi me Dinamon!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll