Sport

Tchouameni dhe Fofana mbesin jashtë Ligës së Kombeve: thirren Guendouzi dhe Badé për të plotësuar Francën!

Trajneri Deschamps zëvendëson lojtarët e dëmtuar

3 Shtator 2024, 08:39 Nga DOSJA
Tchouameni dhe Fofana mbesin jashtë Ligës së Kombeve: thirren

FRANCE - FFF njoftoi në faqen e saj zyrtare se Aurelien Tchouameni dhe Wesley Fofana  nuk do të mund të marrin pjesë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, që Franca do të luajë kundër Italisë dhe Belgjikës. Matteo Guendouzi dhe Loic Bade u thirrën në vend të tyre, teksa më poshtë lista e plotës e Bluve.

"Mattéo Guendouzi zëvendëson Aurélien Tchouaméni. Mesfushori i Lazios është thirrur si përforcim pas tërheqjes së mesfushorit të Real Madrid. I pranishëm të hënën pasdite në Clairefontaine, Aurélien Tchouaméni u ekzaminua nga Franck Le Gall, mjeku i ekipit francez.

Një dëmtim i këmbës së tij të majtë do ta pengojë mesfushorin e Real Madridit të marrë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme të Bluve në UEFA Nations League, kundër Italisë të premten në Parc des Princes dhe tre ditë më vonë kundër Belgjikës, në Lyon.

Pasi vërtëtoi tërheqjen e tij, trajneri Deschamps ka vendosur për ta zëvendësuar atë me Mattéo Guendouzi. Lojtari i Lazios pritet të martën më 3 shtator për drekë në Qendrën Kombëtare të Futbollit në Clairefontaine.

"Loïc Badé zëvendëson Wesley Fofana. Mbrojtësi i Sevilla FC zëvendëson mbrojtësin e Chelsea në grupin e njëzet e tre bluve të thirrur për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Wesley Fofana u përfshi në listën e njëzet e tre lojtarëve të shpallur të enjten e kaluar nga Didier Deschamps, në funksion të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Italisë, të premten 6 shtator në Parc des Princes dhe të hënën 9, në Lyon-Décines, kundër Belgjikës, pas një kërkese të trajnerit, qendërmbrojtësin e FC Chelsea (Premier League ) më në fund do të mbetet në dispozicion të klubit të tij dhe do të përfitojë nga pauza ndërkombëtare për të ndjekur një protokoll trajtimi.

Kësisoj Didier Deschamps ka vendosur të thërrasë Loïc Badé. Mbrojtësi i Sevilla FC (La Ligas) pritet këtë të hënë, pasdite vonë, në Qendrën Kombëtare të Futbollit të Clairefontaine (Yvelines)”.

Ja dhe lista e futbolistëve të Francës:

Portierë: Alphonse Areola, Mike Maignan, Brice Samba

Mbrojtës: Jonathan Clauss, Loic Badé, Théo Hernandez, Ibrahima Konaté, Jules Koundé, Lucas Digne, William Saliba, Dayot Upamecano

Mesfushorët: Youssouf Fofana, N'Golo Kanté, Matteo Guendouzi, Warren Zaire-Emery, Manu Koné.

Sulmues: Bradley Barcola, Ousmane Dembélé, Antoine Griezmann, Randal Kolo Muani, Kylian Mbappé, Michael Olise, Marcus Thuram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll