Sport

Joao Mario largohet për te Besiktas…

Mesfushori portugez po përgatitet t'i bashkohet Besiktasit, pasi ka zgjedhur të largohet nga Benfica.

3 Shtator 2024, 11:30 Nga DOSJA
Joao Mario largohet për te Besiktas…

TURQI - Joao Mario (56 ndeshje, 3 gola) ka zgjedhur të largohet nga kampionati portugez. Sipas burimeve të ndryshme luzitane, mesfushori 31-vjeçar, kampion i Evropës me Seleçaon në vitin 2016, do të braktisë kontratën me ‘Shqiponjat’, e cila është deri në vitin 2026, për të kryer dy-tre sezone me Besiktasin. Është arritur një marrëveshje mes dy klubeve rreth pesë milionë euro.

Pas fitimit të Euros në 2016, Joao Mario u largua nga Sporting i Lisbonës për te Inter. Ai gjithashtu luajti në Angli (West Ham) dhe Rusi (Lokomotiv Moskë). Me Besiktasin do të kryqëzohet me OL, më 24 tetor në Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll