Sport

E TMERRSHME!... Kërcënime me vdekje për Patrick Cutrone dhe fëmijët e tij, pas penalltisë së humbur në Udine...

Sulmuesi i Comos përgjigjet në Instagram: “Nuk i lë këto gjëra të kalojnë”

2 Shtator 2024, 16:35 Nga DOSJA

E TMERRSHME!... Kërcënime me vdekje për Patrick Cutrone dhe

ITALI - “I pranoj kritikat ashtu siç duhet, por nuk i lë këto gjëra të kalojnë”. Kështu ka shkruar sulmuesi i Comos, Patrick Cutrone në një storie në Instagramin e tij, duke publikuar një screenshot të një komenti nën një prej postimeve të tij.

Cutrone iu përgjigj komentit kërcënues të një përdoruesi, i cili, nën mbulesën e një identiteti të rremë, i drejtoi atij fyerje shumë të rënda, duke shkuar deri aty sa i uroi vdekjen atij dhe fëmijëve të tij.

Fjalë të çmendura, aq edhe të neveritshme, që erdhën pasi Cutrone humbi një penallti dje në minutën e 95-të kundër Udineses, në ndeshjen që skuadra e Como humbi 1-0.

Postimi me kërcënimet dhe përgjigjeja e Cutrones…

E TMERRSHME!... Kërcënime me vdekje për Patrick Cutrone dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll