Sport

Joshua Kimmich do të jetë kapiteni i ri i ‘panzerave’ të Gjermanisë…

Joshua Kimmich u emërua kapiten i ekipit gjerman të hënën.

2 Shtator 2024, 16:50 Nga DOSJA
Joshua Kimmich do të jetë kapiteni i ri i ‘panzerave’

GJERMANI - Pas lamtumirës ndërkombëtare të Ilkay Gündogan dhe Manuel Neuer, trajneri i ekipit gjerman Julian Nagelsmann njoftoi të hënën, se lojtari i Bayern Munich, mesfushori Joshua Kimmich do të jetë kapiteni i ri i ekipit gjerman.

Zëvendëskapiteni i parë do të jetë Antonio Rüdiger, i dyti do të jetë Kai Havertz. Jonathan Tah, Pascal Gross, Niclas Füllkrug dhe Marc-André ter Stegen do të jenë gjithashtu pjesë e këshillit të ekipit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll