2 Shtator 2024, 18:51
Nga DOSJA
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan presidencial Donald Trump, i cili po përballet me akuza federale dhe shtetërore për gjoja përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur humbi ndaj Joe Biden, beson se ai kishte një “të drejtë absolute” për të ndërhyrë në zgjedhje.
“Kush ka dëgjuar ndonjëherë se mund të akuzohesh për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, kur ke çdo të drejtë ta bësh këtë?”, tha Trump për Fox News.
Trump, i cili është sërish kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale, nuk tha nëse do të pranonte pa kushte rezultatet e zgjedhjeve të 5 nëntorit nëse rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, fiton. Një aktakuzë federale e akuzon Trumpin se ka mashtruar Shtetet e Bashkuara duke penguar Kongresin të konfirmojë fitoren e Biden dhe duke u mohuar votuesve të drejtën e tyre për zgjedhje të ndershme.
Ai u përball me një padi të ndryshuar federale muajin e kaluar, duke e akuzuar atë për përpjekje të paligjshme për të rikthyer humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump përballet me akuza për “shantazh” në kontenë Fulton, Gjeorgji, të cilat përfshijnë një akuzë se ai u përpoq të përdorte lidhjet e tij politike dhe presionin për të zhvatur rezultate të caktuara nga zyrtarët, gjë që mbart një dënim deri në 20 vjet burg.
Rasti rrjedh nga një telefonatë e 2 janarit 2021, në të cilën Trump i kërkoi zyrtarit të lartë zgjedhor të Gjeorgjisë, Brad Refensperger, të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur fitoren e tij të ngushtë në shtet. Refensperger refuzoi ta bëjë këtë.
donald trump
Bota
2 Shtator 2024, 18:18
fotot ilustruese
IZRAEL- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael, pasi...
Bota
2 Shtator 2024, 18:04
Aivo Orav
KOSOVË- Aivo Orav e ka marrë të hënën detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropia...
Bota
2 Shtator 2024, 17:44
fotot ilustruese
JAPONI- Një vajzë 17-vjecare është hedhur nga një lartësi në Japoni, duke lënë të vdekur...
Bota
2 Shtator 2024, 17:11
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore n&eu...
Bota
2 Shtator 2024, 17:06
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dhe raketash me vetëdrejtim e balistike, njoft...
Bota
2 Shtator 2024, 16:45
E. D
fotot ilustruese
JAPONI- Japonia ka përjetuar verën e saj më të nxehtë këtë vit që nga fillimi i mbajtjes së e...
Bota
2 Shtator 2024, 16:28
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se dështimi i palëve të Kosovës dhe Serbisë për t’...
Bota
2 Shtator 2024, 16:18
E. D
foto ilustruese
TUEQI- Pamje të frikshme janë publikuar kur një superjaht 100 metërsh përplaset direkt me një anije tjetë...
Bota
2 Shtator 2024, 16:17
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore mbresëlënëse në zgjedh...
Bota
2 Shtator 2024, 16:11
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mohuar pretendimet se po tenton që t&eum...