Bota

BE: Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Ndonëse nuk dha ndonjë datë për takimin e radhës mes palëve në Bruksel, Stano ka thënë se një takim i tillë pritet të mbahet shumë shpejt.

2 Shtator 2024, 16:28 Nga DOSJA

BE: Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të

BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se dështimi i palëve të Kosovës dhe Serbisë për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja. Gjithashtu ai ka thënë se blloku vlerëson që këto veprime janë të njëanshme dhe të pakoordinuara, me potencial të rritjes së tensioneve.  Ndonëse nuk dha ndonjë datë për takimin e radhës mes palëve në Bruksel, Stano ka thënë se një takim i tillë pritet të mbahet shumë shpejt.

“Ka çështje më të vjetra në tryezë që duhen shqyrtuar. Ne e konsiderojmë këtë shumë të padobishëm dhe hap tjetër të njëanshëm e të pakoordinuar që ka kapacitet të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm. Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja. Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë zakonisht për media. Por, pa dyshim qëllimi ynë është që sa më parë të kemi takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, ka thënë Stano.

peter stano

Sondazh

Poll