Bota

Vuçiç shfrenon gojën: Biserko dhe Çanak, miza në fundshpinën e Kurtit!

Duke folur për mediat, Vuçiç tha sot se serbët nga Kosova do të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, përkundër dëshirës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe shumë të tjerëve që të zhduken nga ato zona.

2 Shtator 2024, 16:11 Nga I.A
Vuçiç shfrenon gojën: Biserko dhe Çanak, miza në
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mohuar pretendimet se po tenton që të tërheq nga Kosova serbet në veri. Duke folur për mediat, Vuçiç tha sot se serbët nga Kosova do të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, përkundër dëshirës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe shumë të tjerëve që të zhduken nga ato zona.

“Serbët nga Kosova dhe Metohija do të mbeten në Kosovë dhe Metohi, përkundër dëshirës së Albin Kurtit dhe Nenad Çanakit dhe Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova dhe Metohia të zhduken”, tha Vuçiç.

Vuçiq shtoi se në jetën e tij kishte parë cirk të ndryshëm, por se kurrë nuk kishte parë cirk siç janë gati të krijojnë Albin Kurti, Sonja Biserko dhe Nenad Çanak.

"Nuk kam parë kurrë një cirk të tillë siç mund të krijojnë Albin Kurti dhe mizat e tij të fundshpinës nga Serbia qendrore, si Çanak dhe Sonja Biserko. Serbët nga Kosova dhe Metohija do të mbeten në Kosovë dhe Metohi. Me gjithë dëshirën e Kurtit, Nenad Çanakut dhe Sonja Biserkos e shumë të tjerëve që të zhduken, nuk do të jetë kështu. Nuk do të më shkonte ndërmend kurrë diçka të tillë”, tha Vuçiç.

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll