Bota

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër dy serbëve, dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në Istog

Gjithashtu aktakuza është ngritur në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

2 Shtator 2024, 17:11 Nga E. D
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër dy serbëve, dyshohen
fotot ilustruese

KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamentin Special, kundër dy të pandehurve M.P dhe Zh.Z, të nacionalitet serb, për shkak se kanë kryer krime lufte në Istog. Gjithashtu aktakuza është ngritur në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

“Të pandehurit akuzohen se gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut. Po ashtu të pandehurit akuzohen për ngjarjet në familjet Salihaj, Imeraj, Lipa, Pepaj etj. Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës kohore relevante për këtë aktakuzë, pati dy raste të dhunës seksuale ndaj viktimave të nacionalitet shqiptar”, njofton Prokuroria Speciale.

Sakaq gjatë hetimeve u vërtetua se gjatë periudhës së luftës, në Komunën e Istogut, rreth 5 mijë shtëpi janë djegur,  rreth 250 persona janë vrarë prej tyre 19 viktima fëmijë dhe shumë dëme tjera materiale. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

krimelufte prokuroria speciale e republikës së kosovës

Sondazh

Poll