Bota

Mbretëria e Bashkuar pezullon 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael/ Ministria e Jashtme britanike: Ekziston rreziku që armët tona të përdoren në shkelje të ligjit humanitar

siç raportohet pezullimi përfshin komponentët si avionë ushtarakë, helikopterë dhe dronë.

2 Shtator 2024, 18:18 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar pezullon 30 licenca të eksportit të
fotot ilustruese

IZRAEL- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael, pasi një rishikimi nga qeveria e re laburiste, zbuloi një rrezik të qartë që armët e Mbretërisë së Bashkuar mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit humanitar në lidhje me trajtimin e të burgosurve palestinezë dhe furnizimin me ndihmë për Gazën. 

Pezullimi përfshin komponentët si avionë ushtarakë, helikopterë dhe dronë. Zyra e Jashtme tha se rishikimi dy-mujor kishte ngritur shqetësime për mënyrën se si Izraeli ishte sjellë në konfliktin në Gaza. Nuk është arritur asnjë përfundim përfundimtar nëse licencat e eksportit të armëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë kontribuar në shkatërrimin në territor, raporton The Guardian.

“Shkalla e shkatërrimit dhe numri i vdekjeve të civilëve shkaktuan shqetësim të madh”, tha Ministria e Jashtme.

Sakaq pezullimet përfaqësojnë një të dhjetën e 350 licencave ekzistuese nga MB.

mbreteria e bashkuar

Sondazh

Poll