Politike

Bardhi i drejtohet maxhorancës: Dilni takoni banorët që po protesojnë, është turp që Ministria e Brendshme po shtyp protestën

Duke folur nga seanca e sotme plenare, Bardhi ka theksuar se zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria edhe pse kërkesa e tyre është minimale.

2 Shtator 2024, 17:45 Nga I.A
Bardhi i drejtohet maxhorancës: Dilni takoni banorët që po
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi u ka bërë thirrje maxhorancës që të dalin dhe të takojnë qytetarët që po protestojnë para Kuvendit. Duke folur nga seanca e sotme plenare, Bardhi ka theksuar se zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria edhe pse kërkesa e tyre është minimale. Po ashtu Bardhi ka shtuar se është turp për Ministrinë e Brendshme që harxhon burimet e veta njerëzore, për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone.

"Ne si opozitë hymë në seancë plenare 3 minuta me vonesë, sepse u ndalëm që të takojmë banorët e Krujës, sepse zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria dhe kërkesa e tyre është minimale. Rruga duket sikur po ecën në det. Por ata nuk po protestojnë për këtë. Kanë kërkesë minimale, kërkojnë hyrje-dalje në rrugë kombëtare dhe kjo është kërkesë minimaliste, kërkon dashamirësi që të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë. Zonja zv kryeministre, kërkoj të dalësh të takosh banorët dhe t’i japësh një zgjidhje. Është turp për Ministrinë e Brendshme që harxhon burimet e veta njerëzore, që shkon për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone. Shkojnë atje forcat speciale a thua se po luftoni krimin e organizuar. Qeveria e Ramës e ka kthyer parlamentin në sesion të punëve personale kundër qytetarëve," tha Bardhi. 

 

gazment bardhi seance plenare 2 shtator 2024

Sondazh

Poll