Politike

VIDEO/ Rama: Jemi tërësisht krah Ukrainës, është surreale që sot një vend në Europë kërkon të ndryshojë kufinjtë me forcë

Kryeministri deklaroi më tej se Shqipëria është krenare që është aleate me SHBA-të dhe NATO-n.

2 Shtator 2024, 16:43 Nga r.ll
VIDEO/ Rama: Jemi tërësisht krah Ukrainës, është
edi rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama në panelin e diskutimit në forumin e Bled-it në Slloveni ka shprehur sërish qëndrimin e tij krah Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Rama tha se është jashtë realitetit që një vend në Europë të ndryshojë kufijtë me forcë. Kryeministri deklaroi më tej se Shqipëria është krenare që është aleate me SHBA-të dhe NATO-n.

Rama: Nga historia jonë kemi mësuar se muzika në Rusi nuk ndryshon kurrë.  E mësuam në kurriz se ishim tërësisht të izoluar. Ishim Koreja e Veriut e Europës. Ishim të qartë edhe për Stalinin. Jemi tërësisht përkrah Ukrainës, sepse duket surreale që në kohë tona një vend në Europë të ndryshojë kufinjtë e tij me forcë. Jemi të vetëdijshem se jemi të vegjël për të ndryshuar gjëra të mëdha. Jemi krenar që jemi plotësisht përkrah vendeve aleate si SHBA dhe NATO. Nuk ka asgjë gri, është bardhë e zi. Rusët po tentojnë të hyjnë kudo duke shkatërruar ndjenjën e komunitetit, ndjenjën e vetë demokracisë, nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodhë, për të kuptuar se media sociale është aseti më i madh që rusët e iranianët kanë. Për ne varianti kinez i TikTok është ferri në tokë.

 

edi rama forumi strategjik i bledit në slloveni lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll