Politike

Skandali me mbetjet toksike, Duka: Qeveria dhe shteti u fshehën nga përgjegjësia, nuk mund të lejojmë që këto të ndodhin

Duka në fjalimin në foltoren e Kuvendit ka komentuar edhe çështjen e mbetjeve toksike. 

2 Shtator 2024, 17:42 Nga r.ll
Skandali me mbetjet toksike, Duka: Qeveria dhe shteti u fshehën nga
agron duka

TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka mbajtur fjalën e tij në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Duka në fjalimin në foltoren e Kuvendit ka komentuar edhe çështjen e mbetjeve toksike. 

Duka tha se nuk qeveria dhe shteti u fshehën nga përgjegjësia. Më tej shtoi se këto skandale me pasoja katastrofike mjedisore nuk duhen lejuar të ndodhin. 

"Dua të ngre shqetësimin për mbetjet toksike të kompanisë Kurum. Qeveria dhe shteti u sollën në mënyrën më shembullore të papërgjegjshmërisë. Fshehën kokën dhe përgjegjësitë. Ata nuk dinë asgjë, as dogana, as Ministria e Mjedisit, as Autoriteti Portual, as Policia dhe as kontrolli Kufitar.  Nëse vërtet nuk di gjë, tregon se ai është shpartalluar në atë masë sa për muaj e vite më radhë, vinçat shkarkojnë lloj lloj malli dhe nuk dinë asgjë. I bashkohen cdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje . Nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”, tha Duka.

 

agron duka

Sondazh

Poll