Politike

VIDEO/ Spiropali i drejtohet Opozitës: Do bëhemi dëshmorë të mendësisë së vjetër

Po ashtu ajo ka theksuar se duhet që të ketë një qasje tjetër në ballafaqimin e tyre. 

2 Shtator 2024, 17:22 Nga I.A
VIDEO/ Spiropali i drejtohet Opozitës: Do bëhemi dëshmorë
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka çelur sesionin e ri parlamentar me një mesazh për Opozitën. Gjatë fjalës së saj në foltore, Spiropali ka theksuar se maxhoranca dhe opozita janë sjellë si shkak-pasojë në lidhje me zhvillimin e seancave plenare. Po ashtu ajo ka theksuar se duhet që të ketë një qasje tjetër në ballafaqimin e tyre. 

"Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë e njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë. Por rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit. Besoj fortë se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur në ndryshimin e asaj të marrëdhënies, marrëveshjes dhe kompromisit, do të kishte sjelle një vlerë krejt tjetër.

Shumë më mirë, vonë  sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim. Optimizmi i sesionit të ri, do të më detyronte të thosha po do të ndodhë, por në të vërtet nuk do të ndryshojë. Rishtazi do bëhemi dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër”, tha Spiropali.

 

elisa spiropali seance plenare 2 shtator 2024

Sondazh

Poll