Politike

"Të rinjtë sot nuk kanë besim te politika,kjo është gabim", Rama: Nëse politika nuk është në pozitën e duhur ndodh e njëjta gjë si në Ukrainë

Kryemini tha se sot të rinjtë nuk kanë besim nga politika, gjë të cilën e cilësoi si gabim, pasi sipas tij politika të ndjek nga pas gjithmonë.

2 Shtator 2024, 17:04 Nga r.ll
"Të rinjtë sot nuk kanë besim te politika,kjo
edi rama

SLLOVENI- Në panelin e diskutimit në Forumin Strategjik të Bled-it, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatori edhe për një mesazh për të rinjtë që ndodhenin në sallë. 

Rama u shpreh se kur ishte i ri e urrente të merrte mesazhe nga më të vjetrit, ndërsa fjalia e tij shkaktoi të qeshura në sallë. Gjithashtu ai shtoi se nëse do i ndiqte ato mesazhe nuk do isha këtu ku është sot. Kryeministri tha se sot të rinjtë nuk kanë besim nga politika, gjë të cilën e cilësoi si gabim, pasi sipas tij politika të ndjek nga pas gjithmonë.

Edi Rama: Më duhet të them se kur isha i ri e urreja që të vjetrit më thonin se ky është mesazhi im. Ndërsa kujtohem vendimet më të mira i kam marrë kur nuk kam ndjekur ato që ishin më të mëdhenj se unë. Nuk do isha këtu ku jam sot nëse do i dëgjoja. Të rinjtë nuk kanë besim te politika dhe kjo është gabim. Nuk i shpëton dot politikës, sepse të ndjek nga pas gjithmonë. Një prej dëmeve të mëdha është diskreditosh poltikën dhe të krijosh idenë se ka jetë më të mirë jashtë politikës. Kur politika nuk është në pozitën e duhur, ndodh ajo që po ndodh në Ukrainë. Ne duhet të fitojmë, Ukraina duhet të fitojë. Politika jep plumbat raketat dhe thonë duhet ta hidhni kaq metra larg. Është njësoj sikur je përballë një ekipi të fortë në futboll dhe të japin ca atlete e ca atlete nuk t’i japin. Kur jepet mbështetja, duhet e plotë. Duhet mbështetje e plotë për Ukrainën që lufta të fitohet.

 

edi rama forumi strategjik i bledit në slloveni

Sondazh

Poll