Politike

Forumi i Bled-it në Slloveni, Rama: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është në rrugën e duhur

Më tej Rama po ashtu solli në vëmendje konfliktin në Ukrainë ku tha se Putin ishte ai që bëri BE të kuptojë se i duhet Ballkani Perëndimor, gje të cilën e tha edhe lideri kroat.

2 Shtator 2024, 16:22 Nga r.ll
Forumi i Bled-it në Slloveni, Rama: Plani i Rritjes për Ballkanin
edi rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit po marrin pjesë në forumin Strategjik të Bled-it që po zhvillohet në Slloveni. Gjatë fjalës së tij, Rama ka shkëmbyer batuta me moderatorin e panelit, ku ashtu si në Pragë e përsëriti frazën se njerëzve nga Ballkani nuk duhet t'ju vihet koronometër kur flasin. 

Më tej Rama po ashtu solli në vëmendje konfliktin në Ukrainë ku tha se Putin ishte ai që bëri BE të kuptojë se i duhet Ballkani Perëndimor, gje të cilën e tha edhe lideri kroat. Më tej kryeministri shtoi se Plani i Rritjes për Ballkanin ndodhet në rrugën e duhur. 

Rama: Ju kam thënë në Pragë, kur ftoni njerëz nga Ballkani, mos vini kronometër në kohën e të folurit. U ndjeva i inkurajuar, se me në fund dëgjova një emër nga një shtet që tashmë është në BE, të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment,  ku ndihem ku ndihem pozitiv për BE-në”.

 

edi rama

Sondazh

Poll