Politike

VIDEO/ Nis sot Forumi Strategjik i Bled-it, Rama mbërrin në Slloveni

Gjithashtu ky Forum është një platformë për dialog dhe këmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballin kombet dhe rajonet.

2 Shtator 2024, 14:38 Nga M.B
VIDEO/ Nis sot Forumi Strategjik i Bled-it, Rama mbërrin në Slloveni
Edi Rama

SLLOVENIA- Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Forumi do të zgjasë dy ditë teksa mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Gjithashtu mësohet se në këtë Forum, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

VIDEO/ Nis sot Forumi Strategjik i Bled-it, Rama mbërrin në Slloveni

Ky Forum mbledh liderë dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar çështje të ndryshme dhe zhvillohet çdo vit në qytetin malor të Bledit në Slloveni. Forumi është një platformë për dialog dhe këmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballin kombet dhe rajonet. Ngjarja ka për qëllim të ofrojë një mundësi për liderët politikë, akademikë dhe ekspertë të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për çështje strategjike dhe globale.

 

forumi ne bled te sllovenise

Sondazh

Poll