Politike

"Shtatorja, një imitim i tij!" Rama dërgon "Rilindjen" dhe tek arbëreshët, kush është Skënderbeu i panjohur?

Në këtë inaugurim bëri bujë pjesëmarrja e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila u paraqit e veshur me kostumin e tradicional të arbëresheve teksa preu dhe shiritin në përurimin e shtatores së Skënderbeut.

1 Shtator 2024, 22:10 Nga M.B
"Shtatorja, një imitim i tij!" Rama dërgon
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Elisa Spiropali dhe Edi Rama

TIRANA- Ditën e enjte në Horën e Arbëreshëve, qytezë e komuneitetit arbëresh shumë pranë Palermos në Siçili, u përurua një shtatore e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastritoti Skënderbeut. Përurimi i shtatores përkonte me 536 vjetorin e themelimit të Horës së Arbëreshëve. Në këtë inaugurim bëri bujë pjesëmarrja e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila u paraqit e veshur me kostumin e tradicional të arbëresheve teksa preu dhe shiritin në përurimin e shtatores së Skënderbeut.

Sikur të mos mjaftonte batuta e dikurshme me krahasimin e Ramës me Skëndërbeun nga Spiropali dhe me krahasimin e Spiropalit me Mamica Kastriotin, duket se këta personazhet e së sotmes duan te jenë një imitim me patjetër i së shkuarës së lavdishme, por në një të tashme me ditë e hije.

Për të mos u ndalur me krahasimet e ndërsjellta mes dy socialistëve, me të parë statujën e përuruar në Horën e Arbëreshëve, rrjeti shpërtheu në komente, kritika, por edhe tallje. Ishte vallë ky një Skëndërbe që në fiziologji i ngjasonte Ramës, apo mos vallë e gjithë idea ishte që të rimëkëmbej një Skëndërbe ku të mishëroheshin tiparet e atij që kërkon të jetë ai.

Monumenti i ndërtuar nga artisti Gëzim Muriqi rezulton të jetë një kopje e të njëjtit e monumentit që e kanë porositur shqiptarët e Zvicrës dhe më parë është vendosur aty si përkujtim për heroin kombëtar. Pra në këto kushte mundësia e ndikimit mbi zgjedhjen artistike është e vogël, por sidoqoftë portreti i portreti i Skënderbeut nuk është ai tipiku. 

Në këtë histori nuk mungon as "Rilindja", dhe jo "Rilindja" si periudhë e historisë, por vepra duket se ka marrë këtë emërtim. Të jetë inspirim nga Rilindja e Edi Ramës? Nuk mund ta themi me siguri, por "Rilindja" u vendos në Horën e Arbëreshëve.

 

 

 

statuja e skenderbut ne horen e arberesheve

Sondazh

Poll