Aktualitet

Abuzoi seksualisht me një të mitur në banesën e tij, vihet në pranga 22-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Sipas informacioneve Cungu fliste prej disa kohësh me vajzën në rrjete sociale, ku dhe e ka bindur që të shkoj në banesën e tij.

1 Shtator 2024, 13:47 Nga r.ll
Abuzoi seksualisht me një të mitur në banesën e tij, vihet
foto ilustruese

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare në banesën e tij.  Kevin Cungu po vuante masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa ishte arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve Cungu fliste prej disa kohësh me vajzën në rrjete sociale, ku dhe e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15 vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

kevin cungu policia e tiranes

Sondazh

Poll