Aktualitet

Bledar Trëndafili ende në arrati/ 31-vjeçarja e mbuluar në flakë trokiti në derën e një banese, bashkëshorti i kishte kërkuar disa herë të hiqte dorë nga divorci

Burime pranë këtij grupi thanë se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.

1 Shtator 2024, 11:39 Nga r.ll
Bledar Trëndafili ende në arrati/ 31-vjeçarja e mbuluar në
cifti

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi ditën e djeshme Korçën, ku 45-vjeçari, Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie. Burime pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.

Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën. Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur në ndihmë një grua 65 vjeçare e cila ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, e cila jo vetëm ka bërë këtë por e ka mjekuar me mjete rrethanore shtëpie e pasi e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën e policinë.

Burime pranë këtij grupi thanë se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë. 45-vjeçari thuhet se e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për ti kërkuar të heqë dorë nga divorci. Nëna e dy fëmijëve të mitur ndodhet në repartin e djegieve në QSUT, ku po trajtohet me kujdesin e duhur shendetesor.

bledar trendafili melisa trendafili korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2024, 07:39 r.ll

Bie prodhimi i pijeve freskuese

Prodhuesit e pijeve freskuese vijojnë të punojnë me kapacitet të reduktuar gjatë vitit, për shkak të rënies së kons...