Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me të miturën në Maliq, lihet në burg 71-vjeçari, sjellja e pazakontë në sallën e gjyqit

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ia kishin marrë.

1 Shtator 2024, 11:54 Nga r.ll
Tentoi të abuzonte seksualisht me të miturën në Maliq, lihet
pellumb lamce duke u futur ne gjykate

KORÇË- Pëllumb Lamçe i cili akuzohet se tentoi të abuzonte seksualisht me një 9-vjeçare në një park lojërash në Maliq është lënë në burg nga Gjykata e Korçës.  Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë. 

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ia kishin marrë. Gjykata vendosi që i moshuari të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ka qenë një 27-vjeçare e cila ka parandaluar ngjarjen e tmerrshme, e cila i ka parë në këndi i lojërave paranë shkollës së fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin. Në dëshminë e saj, banorja ka pohuar se ka parë tmerr me sy.

Ajo ka deklaruar se 71-vjeçari, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. Banorja ka thënë po ashtu se kur ka shkuar pranë ka parë të moshuarin gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ajo ka shtuar se ai po po e tërhiqte vajzën e mitur pranë vetes, por më pas ajo e ka marrë duke e shpëtuar. Sipas saj, vajza ka pësuar traumë nga ngjarja. 

pellumb lamce gjykata e korces

Sondazh

Poll