Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, banesa përfshihet nga flakët, shkaktohen dëme të shumta materiale

Zjarri ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur me të, por fatmirësisht është vënë në kontroll nga zjarrfikësit.

1 Shtator 2024, 12:38 Nga r.ll
Shpërthen bombola e gazit në Korçë, banesa përfshihet
foto nga zjarri

KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtyllë në Korçë, pas shpërthimit të një bombole gazi. Shpërthimi ka ndodhur në një nga dhomat e banesës, ndërsa flakët kanë djegur totalisht orenditë e një dhome.

Zjarri ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur me të, por fatmirësisht është vënë në kontroll nga zjarrfikësit.

Nga flakët nuk pa pasur asnjë person të lënduar.

zjarr ne korce

Sondazh

Poll