1 Shtator 2024, 11:48
Nga r.ll
mjetet e bllokuara
TIRANË- Policia ka njofton se në kuadër të operacionit "SIGURIA DETARE" janë bllokuar 18 mjete lundruese nga Ksamili në Koman. Mjetet e bllokuara përfshijnë 11 jet ski, 3 skafë, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji.
Drejtuesit e 4 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100,000 lekë të rinj për mospajisje me licencën e operatorit turistik. Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Drejtuesi i varkës metalike, krahas masës së bllokimit të mjetit, u ndëshkua me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”
18 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
Gjatë kësaj jave, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 18 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara përfshijnë: 11 jet ski, 3 skafë, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji.
11 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike, e cila kishte të instaluar motor uji, është bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.
6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
Drejtuesit e 4 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100,000 lekë të rinj për mospajisje me licencën e operatorit turistik.
Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Drejtuesi i varkës metalike, krahas masës së bllokimit të mjetit, u ndëshkua me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.
Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
policia kufitare mjete lundruese
Aktualitet
1 Shtator 2024, 11:39
r.ll
cifti
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi ditën e djeshme Korçën, ku 45-vjeçari...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 11:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës së saj javore, ku thuhet se 10 shofer...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 10:53
r.lll
ELBASAN- Një 51-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “K...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 10:35
r.ll
zjarri
MIRDITË- Prej katër ditësh bjeshkët e Fanit dhe të Oroshit në Mirditë janë përfshirë nga zjarri. ...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 10:21
r.ll
qendrat e emigranteve
ITALI- Mediat italiane kanë shkruar vazhdimisht lidhur me qendrat e pritjes së emigrantëve që po ndërtohen n...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 09:35
r.ll
foto nga ekstradimi
TIRANE- Tre persona të kërkuar ndërkombëtarisht dhe që akuzohen për vepra penale si rrëmbim, vjedhj...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 09:12
r.ll
kukes
KUKËS- Pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 08:20
r.ll
burgu i torinos
ITALI- Trazira dhe përplasje mes të burgosurve janë raportuar ditën e djeshme në burgun e Torinos në Itali.&n...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 07:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu i pensioneve private iu afrua ku...
Aktualitet
1 Shtator 2024, 07:39
r.ll
Prodhuesit e pijeve freskuese vijojnë të punojnë me kapacitet të reduktuar gjatë vitit, për shkak të rënies së kons...