Aktualitet

Zbardhen detaje/ E reja po kthehej nga puna kur 45-vjeçari e ndali dhe e lau me benzinë, çifti prindër të dy fëmijëve

Çifti ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.

31 Gusht 2024, 18:31 Nga r.ll
Zbardhen detaje/ E reja po kthehej nga puna kur 45-vjeçari e ndali dhe e
cifiti dhe vendngjarja

KORÇË- Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Korçë.

Melisa Trëndafili ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, kur ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili e ka ndaluar pak metra larg shtëpise duke i hedhur në trup një shishe me benzin dhe më pas i ka vënë flakën.

Çifti ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç. E reja ka pësuar djegie të shumta në trup dhe është dërguar drejt Tiranës, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia. 

bledar trendafili melisa trendafili korce

Sondazh

Poll