Aktualitet

Ishte në kërkim ndërkombëtar pasi tentoi të vriste oficerët e policisë në Belgjikë, vihet në pranga shqiptari në Malin e Zi

Për këtë vepër penale në Belgjikë është ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg.

31 Gusht 2024, 17:29 Nga r.ll
Ishte në kërkim ndërkombëtar pasi tentoi të vriste
foto ilustruese

MAL I ZI- Një shtetas shqiptar me iniciale H.H., është vënë në pranga nga oficerët e Interpol në Podgoricë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika. Shqiptari akuzohet për tentativë vrasje të disa punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në qytetin Verlaine në Belgjikë.

I dyshuari ishte në kërkim nga Interpol Bruksel me qëllim të kryerjes së procedurës penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Liège. Sipas mediave malazeze, për këtë vepër penale në Belgjikë është ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg.

“Personi është arrestuar për ekstradim me urdhër nga gjyqtari hetues dhe pritet shkëmbim informacioni ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Drejtësisë së Belgjikës”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Malit të Zi.

mal i zi belgjike shqiptar i arrestuar

Sondazh

Poll