Aktualitet

FOTO/ I vuri flakën gruas dhe më pas u largua, 31-vjeçarja pëson djegie të shumta, niset drejt QSUT

Bledar Trëndafili pasi i ka vënë flakën 31-vjeares, Melisa Trëndafili është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

31 Gusht 2024, 17:59 Nga r.ll
FOTO/ I vuri flakën gruas dhe më pas u largua, 31-vjeçarja
bledar dhe melisa trendafili

KORÇË- Policia e Korçës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një 45-vjeçar ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakë gruas me të cilën ishte në proces divorci. 

Bledar Trëndafili pasi i ka vënë flakën 31-vjeares, Melisa Trëndafili është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa po punohet për kapjen e tij. E reja ka pësuar djegie të shumta dhe po dërgohet drejt QSUT për mjekim më të specializuar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

bledar trendafili melisa trendafili

Sondazh

Poll